Familja mbretërore shqiptare zbulon kartolinën e Krishtlindjeve

Mediale Vip

Familja mbretërore shqiptare zbulon kartolinën e Krishtlindjeve

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:38
Elia Zaharia, Princi Leka Zogu II dhe Geraldina

Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët.

Ata kanë bërë urimin për festat, duke postuar një fotografi nga familja e tyre. Elia, Princi dhe vajza e tyre Geraldina pozojnë para pemës  duke u uruar kështu Krishtlindjet gjithë besimtarëve dhe duke dhuruar një kartolinë të ëmbël familjarë në prag festash së fundvitit.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë.

Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte Zoti është dashuria brenda nesh”, shkruan Elia Zaharia Zogu në postimin e saj. 

Image
Familja mbretërore shqiptare
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat