Konfirmohet! Dua Lipa dhe Anwar Hadid i kanë dhënë fund lidhjes 2-vjeçare

Mediale Vip

Konfirmohet! Dua Lipa dhe Anwar Hadid i kanë dhënë fund lidhjes 2-vjeçare

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid thuhet se janë ndarë para pushimeve. Ndarja u konfirmua nga Us Weekly.

Ky lajm vjen pas spekulimeve në rritje në mediat sociale se Dua dhe Anwar po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre. Burimi tha se “çifti hodhi idenë për të vënë frenat në romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh nga partneri herë pas here është e vështirë."

Dua dhe Anwar u lidhën për herë të parë në vitin 2019 dhe kaluan pjesën më të madhe të karantinës në vitin 2020 së bashku me familjen e Anwar-it në fermën e tyre në Pensilvani.

Dua foli për mbajtjen e marrëdhënies "mjaft private" gjatë një interviste për Vogue britanike, duke thënë " Ne do t'ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni. Është pak të japësh dhe të marrësh, duke u përpjekur të gjesh ekuilibrin e duhur të të qenit kaq i emocionuar dhe i dashuruar, dhe të dua ta ndaj këtë me njerëzit përreth meje, por në të njëjtën kohë dua të ruaj dhe privatësinë e lidhjes time.”

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur marrëdhënien private, daljet, pushimet, deklaratat e dashurisë dhe gjithçka ndanin me njëri-tjetrin e bënë të pamundur këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat