Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj paralajmërojnë klipin e këngës “Dance me”, publikohet nesër

Mediale Vip

Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj paralajmërojnë klipin e këngës “Dance me”, publikohet nesër

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj

Dy artistët e njohur, Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik, Gjon’s Tears, janë bërë bashkë për një projekt muzikor.

Arilena dhe Gjoni kanë bashkëpunuar në projektin që mban titullin “Dance me”, i cili është pjesë e albumit të ri të Arilenës “Pop Art, teksa tani, dy artistët të njëjtën këngë do të sjellin edhe videoklip.

Dyshja përmes postimeve në llogaritë përkatëse të Instagramit kanë njoftuar se klipi lansohet nesër dhe vjen si dhuratë për fansat për festën e Krishtlindjeve.

“Dhurata jonë për Krishtlindje për juve po vjen nesër, më 25 dhjetor në ora 19:00. Videoklipi “Dance me”, ka shkruar Arilena në postim, teksa solli edhe një pjesë të shkurtër të klipit.

Kujtojmë që albumi i Arilenës “Pop Art”, që u publikua në nëntor të këtij viti dhe përvec bashkëpunimit me, Gjon Muharremaj, përfishinë edhe disa të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat