Skerdi dhe Kanita publikojnë projektin e ri

Mediale Vip

Skerdi dhe Kanita publikojnë projektin e ri

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:41
Skerdi dhe Kanita

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dy kënëgtarët e njohur, Skerdi dhe Kanita kanë publikuar  bashkëpunimin.

Kënga mban titullin “Xheloze” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me një klip, që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të YouTube.

Për tekstin e këngës është kujdesur Skerdi, i cili realizoi edhe melodinë e këtij projekti.

Miksimi dhe masterizimi nga “Red Box”, ndërsa klipi nga Valon Aziri.

Kujtojmë që ky bashkëpunim i Skerdit vjen pas atij me këngëtaren e njohur, Teuta Selimi.

Në anën tjetër, edhe projekti i fundit i Kanitës ishte një bashkëpunim me grupin “Havana”.

“Xheloze” pa dyshim do të mirëpritet nga fansat e dy artistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat