Kylie Jenner shpëton nga fansi i fiksuar me të

Mediale Vip

Kylie Jenner shpëton nga fansi i fiksuar me të

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 09:35
Kylie Jenner

Modelja e famshme, Kylie Jenner tani mund të jetë e qetë pasi një nga fansat e fiksuar pas saj, është arrestuar.

Burimet e zbatimit të ligjit amerikan kanë konfirmuar për tabolidin, TMZ, se fansi i Kylie, i quajtur Jrue Mesgan është vënë në pranga, pasi mbi të rëndon akuza për futje të paautorizuar në shtëpi private, saktësisht në rezidencën e Kylie Jenner.

Fansi i flaktë i Kylie ishte vënë re nga roja e sigurisë në momentet e futjes në shtëpinë e yllit të “Keeping up with Kardashians”. Ai ka tentuar përsëri t’i afrohet lokacionit duke u arrestuar përfundimisht për shkelje të urdhrit të gjykatës.

Kylie ka pasur shumë probleme me fansat e fiksuar, pasi edhe në fillim të këtij muaji një burrë 23-vjeçar i armatosur erdhi në shtëpinë e Kylie për të deklaruar dashurinë e tij për të dhe për t’i kërkuar dorën e saj për martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat