Madonna akuzon reperin kanadez për vjedhje të këngës së saj

Mediale Vip

Madonna akuzon reperin kanadez për vjedhje të këngës së saj

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Madonna dhe Tory Lanez

Ikona e muzikës pop, Madonna ka filluar përplasjen e radhës. Pas sherrit me 50 Cent, kësaj radhe ajo ka nisur një “betejë” tjetër me Tory Lanez, të cilin po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e saj duke thënë se kjo është e paligjshme.

Ylli i hitit “La isla bonita”, i ka komentuar Lanez, duke i thënë: “Lexoj mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove”.

Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”, ndërsa Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij.

Kjo vjen pasi instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”.

Gjithsesi, Madonna nuk është i vetmi personazh publik që telashe me kanadezin, pasi ky i fundit është futur në sherr edhe me Megan Thee Stallion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat