Pas 10 vjetësh të ndarë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver finalizojnë divorcin

Mediale Vip

Pas 10 vjetësh të ndarë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver finalizojnë divorcin

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:07
Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver

Më në fund, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger finalizuan maratonën e tyre të divorcit, pas 10 vitesh të ndarë. Të martën, një gjykatës në Los Angeles vulosi vendimin përfundimtar, që thuhet se ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e pasurisë.

Shriver, një gazetare, filantropiste dhe anëtare e klanit Kennedy, paraqiti kërkesën origjinale të divorcit kundër Schwarzenegger në korrik 2011, pak pasi u zbulua se ai kishte një fëmijë të pestë me një punonjëse të vjetër të shtëpisë së tyre. Mildred Patricia Baena lindi djalin e pestë të Schwarzenegger, Joseph, vetëm një javë pasi Shriver lindi djalin e tyre më të vogël, Christopher në vitin 1997.

Schwarzenegger fshehu faktin se ai ishte babai i Joseph për 15 vjet, ndërsa Mildred, deri në vitin 2011, pretendonte se e kishte djalin me ish-bashkëshortin. Ngjashmëria e madhe e Joseph me Arnold e bëri Maria-n të pyeste Mildred për atësinë e djalit të saj.

Menjëherë pas kësaj, Arnold dhe Maria nisën procedurat e divorcit.

“Pasi u largova nga detyra e guvernatorit, i tregova gruas sime për këtë ngjarje, e cila ndodhi më shumë se një dekadë më parë”, tha Schwarzenegger për The Times në një deklaratë. “Unë i kuptoj dhe i meritoj ndjenjat e zemërimit dhe zhgënjimit mes miqve dhe familjes sime. Nuk ka justifikime dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për lëndimin që kam shkaktuar. I kam kërkuar falje Maria-s, fëmijëve të mi dhe familjes sime. Më vjen vërtet keq.”

Pas ndarjes, ish-bashkëshortët duket se kanë marrëdhënie miqësore dhe ribashkohen rregullisht për të mbështetur fëmijët e tyre. Ata pozuan për një foto së bashku disa muaj më parë për të festuar ditëlindjen e djalit Patrick Schwarzenegger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat