Dy këngëtarë shqiptarë garojnë si vokalet më të mira në Eurovizion

Mediale Vip

Dy këngëtarë shqiptarë garojnë si vokalet më të mira në Eurovizion

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Anxhela Peristeri

Eurovizion ka nxjerrë një votim për vokalet më të mira dhe nga 5 kandidaturat, 2 janë artistë shqiptarë. E kemi fjalën për Anxhela Peristerin dhe Gjon’s Tears.

Anxhela përfaqësoi Shqipërinë vitin e kaluar me këngën “Karma”. Ndërsa Gjoni përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout L'Univers”.

3 kandidaturat e tjera janë Destiny nga Malta, Eden Alene nga Izraeli dhe The Black Mamba nga Portugalia.

Sipas njoftimit votimi do të kryhet në komente nën postimin e publikuar dje dhe do të zgjasë 24 orë, kështu që nuk ju mbetet shumë kohë për të votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat