Elvana dhe Albani bashkë në koncertin e madh për ndrrimin e vitit

Mediale Vip

Elvana dhe Albani bashkë në koncertin e madh për ndrrimin e vitit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Elvana dhe Albani

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj do jenë zyrtarisht performuesit e natës së ndërrimit të viteve në koncertin e madh që do mbahet në Sheshin Skënderbej, në Shqipëri.

Mirela Koçollari, drejtoresha e përgjithshme e promocioneve në Bashkinë Tiranë, ka publikuar foton me dy artistët duke konfirmuar lajmin që dha para pak ditëve Erion Veliaj për koncertin me këta dy artistë.

Ministrja Manastirliu konfirmoi gjithashtu heqjen e orës policore për datën 31 dhjetor duke krijuar lirinë që koncerti të mbahet.

Dyshja janë shumë të suksesshëm dhe shumë të dashur për publikun.

Nesër kur edhe zyrtarisht mbaron viti 2021, artistë shqiptarë po angazhohen në aktivitetet e tyre për festën e ndrrimit të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat