Robert Berisha tregon pse nuk hyri në BBV

Mediale Vip

Robert Berisha tregon pse nuk hyri në BBV

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:50
Robert Berisha

Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, me moderatore Adela Osmanin.

Teksa fliste për emisionin “Robi plaket kur do vetë” dhe detaje të tjera nga jeta e tij, këngëtari nuk i shpëtoi një pyetjeje për Big Brother Vip. Ai pranoi se ka marrë ftesë një muaj para se spektakli të niste dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht e sigurt a i merr fituesi apo jo.

Njësoj si Roberti edhe shumë personazhe të tjerë kanë marrë ftesë dhe kanë zbuluar arsyet pse nuk kanë pranuar. Por ata që kanë sakrifikuar për t’u bërë pjesë e spektaklit kanë pasur si qëllim (përtej show-t) edhe rritjen e vëmendjes ndaj vetes dhe punës së tyre, duke përfituar nga audienca që ka spektakli më i ndjekur i momentit në Shqipëri. Ama Roberti mesa duket ndjen se e ka gjithë vëmendjen që i duhet dhe pjesëmarrja në BBV nuk do i vlente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat