Me hyrjen e tij, konkurrentja i kërkon këngë, Mevlani jep një përgjigje epike

Mediale Vip

Me hyrjen e tij, konkurrentja i kërkon këngë, Mevlani jep një përgjigje epike

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Mevlani

Sot në “Për’puthen” siç ishte lajmëruar hyri dhe Mevlani.

Hyrja e tij shkaktoi disa polemika e mund të themi se Mevlani nuk u prit dhe aq mirë sa Ana ditën e djeshme, si nga disa vajza, por edhe nga djemtë.

Po një nga vajzat që e priti me buzëqeshje ishte konkurrentja e re nga Kosova, Rrushja, detaj, i cili u evidentua edhe nga Arjani.

Ajo nuk e la me kaq, por i kërkoi një këngë dhe përgjigjen e Mevlanit nuk e prisnim.

“Fillove direkt me preferenca? Ato që kanë marrë këngën e kanë merituar këngën”,– i tha ai.

“Unë e meritoj edhe më shumë”,- i tha Rrushja.

“Dy t’i bëj se kam problem”,- i tha më pas Mevlani.

Rikujtojmë se Mevlani dhe Ledjana mund të mos jenë më bashkë, por kënga qe ish-konkurrenti i Për’puthen i kushtoi asaj nuk mund të harrohet lehtë, edhe pse tashmë me disa ndryshime. Mevlani u rikthye në Për’puthen Prime për të performuar versionin e ri, por të gjithëve iu duk se dëgjuan emrin e Ledjanës, madje Arjani tha se është e njëjta.

Pjese nga biseda

Bora: Mevlan ti përpiqu sa të duash po në prapë Ledjana dëgjuam te kjo kënga

Arjani: O Mevlan  po këngë e re ishte kjo. Po e dinim këtë përmendësh, erdhe deri këtu për të dëgjuar këtë.

Mevlani: Nuk jam nisur me idenë që do përpunoj këngën e vjetër. Mua ma kanë proprozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat