Gabriel dhe Thierry urojnë Vitin e Ri, duke e kujtuar kështu Hueydën

Mediale Vip

Gabriel dhe Thierry urojnë Vitin e Ri, duke e kujtuar kështu Hueydën

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 21:18
Hueyda, Gabriel

Bashkëshorti i Hueyda El-Saied ka qenë i rezervuar për të folur publikisht pas ndarjes së saj nga jeta pak javë më parë.

Por këtë fundvit, Thierry zgjodhi të bënte një urim për të gjithë nga Instagrami i Hueydës.

“Dashuria jonë Hueyda është përgjithmonë në zemrën tonë, kështu që nga thellësia e saj, familja jonë e bukur ju uron gjithë të mirat për vitin e ri”, -shkruan ai, përkrah një fotoje familjare me Hueydën dhe Gabrielin e vogël, duke shtuar më pas edhe një urim në shqip. “Gëzuar Vitin e Ri 2022. Gabriel & Thierry!”

Hueyda u nda nga jeta në muajin nëntor, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, të cilën ajo zgjodhi të mos e tregonte publikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat