Dëshira e Xhemi Shehut për vitin 2022 na surprizoi të gjithëve

Mediale Vip

Dëshira e Xhemi Shehut për vitin 2022 na surprizoi të gjithëve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:51
Xhemi Shehu

Largimi i Xhemi Shehut nga "Portokalli" ishte pa diskutim një nga lajmet më të diskutuara të showbiz-it shqiptar gjatë 2020-s. Moderatorja e njohur ishte bërë pjesë e pandashme e këtij formati, ndaj ishte habi kur në vendin e saj pamë Fjoralba Ponarin. Ditët e fundit të dhjetorit Xhemi iu kthye sërish televizionit. Ajo u shfaq krahas Ardit Gjebresë, Jonida Maliqit, Isli Islamit dhe Kelvin Kadillit si prezantuese në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo tregoi sesi ishte kjo eksperiencë për të.

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensoni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përseris më si eksperiencë.”

Gjithashtu ajo bëri një urim për veten dhe gjithë shqiptarët.

“Shqiptarëve u uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi perveç shëndetit. Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel”, tha ajo.

Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq, pasi Festivali na tregoi sërish se moderatorja i mungon ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat