Donaldi vë në siklet Arbana Osmanin: Çfarë nuk të pëlqen tek Eduardi?

Mediale Vip

Donaldi vë në siklet Arbana Osmanin: Çfarë nuk të pëlqen tek Eduardi?

Më: 2 janar 2022 Në ora: 06:59
Donald Veshaj, Arbana Osmani

Ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP, Donald Veshaj. Ky nuk është as eliminim nga publiku as ndonjë penalizem tjetër, por plotësimi më në fund i një prej dëshirave të tij.

Donaldi ka kërkuar prej disa kohësh një intervistë me Arbana Osmanin dhe “Vëllai i Madh” i ka plotësuar ditën e sotme dëshirë.

Arbana pas shumë kohësh ka zgjedhur të japë një intervistë mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Pyetja e tij se çfarë nuk i pëlqen tek partneri i saj Eduardi e ka vënë në siklet moderatoren, e cila tha se nuk ka një gjë që të mos i pëlqejë tek ai.

“Është një njeri i rrallë, është fantastik. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat