Nicole Kidman kritikon gazetaren për pyetje seksiste

Mediale Vip

Nicole Kidman kritikon gazetaren për pyetje seksiste

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:40
Nicole Kidman

Nicole Kidman kritikoi një gazetare për një pyetje "seksiste" që e krahasonte martesën e saj të mëparshme me Tom Cruise me marrëdhënien e Lucille Ball dhe Desi Arnaz.

Në një intervistë me The Guardian në lidhje me filmin e saj të fundit, "Being the Ricardos", Kidman foli për rolin e Ballit, martesa e të cilit me Arnazin përfundoi pas më shumë se dy dekadash.

“Bëhet fjalë për një marrëdhënie krijuese dhe romantike që nuk funksionon. Por prej saj dalin disa gjëra të jashtëzakonshme. Dhe unë e dua atë. Më pëlqen që nuk është një fund i lumtur”, tha Kidman, duke iu referuar kërkesës për divorc nga Arnaz në vitin 1960 nga Ball.

Gazetarja nuk mund të mos pyeste nëse ylli i "Big Little Lies" po i referohej martesës së saj 11-vjeçare me Cruise në vitet '90. Ata kanë vajzën Isabella, 29 vjeç, dhe djalin Connor, 26 vjeç.

"Oh, Zoti im, jo, jo. Absolutisht jo”, u përgjigj Kidman. “Jo. Dua të them, kjo është, sinqerisht, kaq shumë kohë më parë sa që nuk është në këtë ekuacion. Pra, jo.”

“Dhe unë do të kërkoja që të mos më bëjnë pyetje në këtë mënyrë. Për mua është pothuajse seksiste, sepse nuk jam e sigurt që dikush do t'ia thoshte këtë një burri, "tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat