Donald-Beatrix “viktimat e produksionit”, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas akuzave të Albërie Hadërgjonajt

Mediale Vip

Donald-Beatrix “viktimat e produksionit”, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas akuzave të Albërie Hadërgjonajt

Më: 2 janar 2022 Në ora: 13:38
Arbana Osmani, Beatrixë, Albërie Hadërgjonaj

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur plot surpriza për banorët e "Big Brother". Beatrixa ishte një ndër banoret që u surprizua nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj. 

Pasi e puthi dhe e përqafoi mbesën, Albëria tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin.

"Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald", i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.

"Sikur s'ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë", i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

"Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s'ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s'u bë nami", u përgjigj Albëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat