“Shijoje këtë eksperiencë”, Beatrix merr mbështetjen e nënës

Mediale Vip

“Shijoje këtë eksperiencë”, Beatrix merr mbështetjen e nënës

Më: 2 janar 2022 Në ora: 22:32
Beatrix

“Big Brother” zyrtarizoi spektaklin e së shtunës për të shtyrë finalen e tij.

Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim.

Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.

Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.

Këtë mbasdite ishte rradha e Beatrix të surprizohej nga dedikimi i nënës së saj.

“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Vazhdo nëse dëshiron, ke përkrahjen tonë”, - i tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat