E thotë Morena: Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur

Mediale Vip

E thotë Morena: Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur

Më: 2 janar 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Morena Taraku përfundoi vitin e kaluar pa ndonjë projekt të madh.

Ndërsa për vitin që hymë nuk dihet nëse do të prezantojë diçka të re në skenën muzikore, këngëtarja e njohur ka vendosur të tregojë se “cila është kafsha më e rrezikshme në botë”.

“Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur”, ka shkruara ajo krahas fotos ku shfaqet si gjithmonë elegante.

Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite, ajo e nisi karrierën si Miss, me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010” për të depërtuar më vonë në botën e muzikës dhe modës.

Ndër këngët e saj më të njohura janë “Off”, “My Love”, “Lule”, “Amore”, “Ki me bo”, “Inat”, “Shlif”, “Bad Girl”, “Alexander” dhe “F’... Your Location”, në të cilën ajo përdorë fyerje të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat