​Keanu Reeves dhuron pjesën më të madhe të pagës nga Matrix për kërkime mbi leukeminë

Mediale Vip

​Keanu Reeves dhuron pjesën më të madhe të pagës nga Matrix për kërkime mbi leukeminë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 22:34
Keanu Reeves

Keanu Reeves është konsideruar prej kohësh një nga djemtë më humanë të Hollivudit, dhe kjo u konfirmua së fundmi nga zbulimi se ai ka dhuruar 70 për qind të pagës së tij që nga vazhdimi i parë i Matrix për kërkime mbi leukeminë dhe kërkime për ilaçet.

Motra e tij më e vogël Kim u diagnostikua në vitin 1991 me leukemi, një lloj kanceri në gjak me të cilin kishte luftuar për 10 vjet përpara se të hynte në remision.

Keanu e vuri jetën në pritje pasi u bë kujdestari i saj dhe kjo është arsyeja pse vazhdimet e Matrix u shtynë dhe aktori shiti shtëpinë e tij që të kujdesej për të.

Gjatë asaj kohe, Keanu gjithashtu themeloi një shoqatë bamirësie për të mbështetur njerëzit dhe fëmijët me kancer, të cilin ai nuk e lidhi me emrin e tij.

Ai nuk foli shumë në publik, pasi nuk dëshiron të lidhet me karakterin dhe famën e tij, por në vitin 2009 tha për revistën “Ladies Home” se ndihmon personat me kancer dhe organizata humanitare për fëmijë.

Keanu dhe motra Kim ishin veçanërisht të afërt pasi u rritën së bashku në kohë të vështira.

Babai i tyre i la kur Keanu ishte dy vjeç dhe më vonë u burgos për posedim droge. Ata lëviznin shpesh me nënën e tyre dhe ajo i çoi nga Hawaii në Australi, më pas në Nju Jork dhe Kanada.

Aktori njihet si një nga yjet më humane të Hollywood-it, dhe ai është veçanërisht i njohur për dhurimin e shumave të konsiderueshme parash për bamirësi për fëmijë, së bashku me punën e bërë nga organizata e tij humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat