Tristan Thompson pranon atësinë e fëmijës me Maralee Nichols, i kërkon falje publike Khloé Kardashian

Mediale Vip

Tristan Thompson pranon atësinë e fëmijës me Maralee Nichols, i kërkon falje publike Khloé Kardashian

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:08
Tristan Thompson

Konfirmohet se Tristan Thompson ka një fëmijë me Maralee Nichols. Ai përmes Story-it të tij në Instagram të hënën mbrëma e konfirmoi këtë, së bashku me një falje të sinqertë për ish partneren, Khloé Kardashian.

"Sot, rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë kam një fëmijë me Maralee Nichols," shkroi ylli i NBA. “Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, pres me padurim ta rritim miqësisht djalin tonë.”

Ai vazhdoi, "u kërkoj sinqerisht falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, si privatisht ashtu edhe publikisht."

Në një story të dytë, Thompson pranoi se si lidhja e tij me Nichols, e lëndoi Kardashian, me të cilën ai ishte ende në lidhje kur u ngjiz i porsalinduri.

“Khloé, ti nuk e meriton këtë. Nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar”, ka shkruar ai. "Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar gjatë viteve."

Lajmet shpërthyen muajin e kaluar se Nichols po padiste Thompson për mbështetjen e fëmijës dhe shpenzimet e lidhura me shtatzëninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat