Beatrix: Nëse publiku mendon se jam në Big Brother vetëm për Donaldin, unë largohem sonte!

Mediale Vip

Beatrix: Nëse publiku mendon se jam në Big Brother vetëm për Donaldin, unë largohem sonte!

Më: 4 janar 2022 Në ora: 22:13
Beatrix dhe Donald

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj tash e disa javë janë deklaruar çift, pavarësisht se kohën e fundit kanë pasur disa kriza.

Si çift, Trixa është ajo që gjithmonë kërkon më shumë vëmendje nga Donaldi dhe sipas saj, ai nuk po ia kthen të njejtën.

Ajo sonte ka marrë akuza nga dy opinionistët të cilët e pyetën se cila është arsyeja që Trixa është në Big Brother, Donaldi apo loja, pasi u shprehën se deri tani ajo nuk ka bërë asgjë në shtëpi përveç lidhjes me Donaldin.

Pas kësaj këngëtarja ka deklaruar se nëse mendojnë ashtu ata dhe publiku, ajo do të largohet sonte.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat