Emocionuese! Meridiani takon nipin pas 5 vitesh

Mediale Vip

Emocionuese! Meridiani takon nipin pas 5 vitesh

Më: 5 janar 2022 Në ora: 00:47
Meridian Ramçaj me nipin e tij

Meridian Ramçaj po e përjeton për herë të dytë eksperiencën e “Big Brother” këtë herë në formatin “Big Brother VIP”.

Ai u ftua në dhomën e suprizave. Meridiani gjatë kësaj jave u surprizua nga një video mesazh i mbesës, të cilin e ka përlotur.

“Nuk e prisja atë mesazh. Mbesa po kalon momente shumë të vështira, i dashuri i saj ka kaluar një aksident dhe po kalon momente të vështira. Imagjino 22 vjeçe të mendosh që partneri mund të bëhet me karrige me rrota është diçka e dhimbshme dhe nuk e prisja atë mesazh prej saj, më gëzoi”,- tha Meridiani.

Më pas ai filloi të tregonte se kishte 5 vite pa i takuar ata dy e se nuk i ka shijuar kur kanë qenë të vegjël. Mbesën e ka takuar për herë të parë 6 vjeçe, ndërsa nipin 12. Ai tregoi se ata janë njerëzit më të dashur për të.

Nipi i tij e surprizoi në dhomën e surprizave dhe i tha Meridianit që të vazhdojë siç është e mos ta ndërrojë mendimin e tij për askënd.Meridiani e quajti gëzimin e parë të familjes.

Meridiani i ka shprehur Monikës se vetë nuk ka fëmijë, por i do shumë dha ka vite që përpiqet ta përjetojë atë ndjesi me partneren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat