“Do më ngrejnë peshë këtu?”- Monika Lubonja ‘zhvishet’ live, tre djem masazhatorë enkas për të, aktorja: Moj Arbana unë kërkova edhe një…

Mediale Vip

“Do më ngrejnë peshë këtu?”- Monika Lubonja ‘zhvishet’ live, tre djem masazhatorë enkas për të, aktorja: Moj Arbana unë kërkova edhe një…

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:52
Monika Lubonja

Aktorja Monika Lubonja është surprizuar mbrëmjen e të martës nga vëllai i madh, i cili i ka dërguar në shtëpinë e BBV tre djem enkas për të.

Ata kishin shkuar për ta masazhuar aktoren në një ambient të improvizuar në dhomën e surprizave.

Kjo ka qenë një kërkese e Monikës për “Vëllain e Madh”.

Aktorja është shprehur shumë e lumtur nga kjo surprizë dhe nga kjo kërkesë që iu plotësua.

“Uaau, uaau. Më falni përshëndetje gati”, ishin këto fjalët e para të Monikës kur u fut në dhomën e surprizave dhe u shtri direkt në “krevat”.

“Do ma hiqni trëndafilin? A okej ta vesh këtë? Ah moj Arbana punë e vështirë kjo”, dëgjohet Monika, teksa moderatorja dhe banorët e tjerë qeshin teksa e shohin skenën.

“Ka kërkuar seancë speciale masazhi Monika Lubonja. Një shprehje anglisht thotë kujdes se çfarë kërkon se në BBV mund të të plotësohen dëshirat”, tha Arbana.

“Se jam bërë shumë elegante këto 3 muaj këtu, jam shumë në formë se jam problematike në ushqim. Unë kisha kërkuar edhe një fizipterapist, moj mos janë balerinë këta Arbana? Mos do më ngrejnë peshë këtu? Atëherë cuna si veprohet në këto raste të shtrihem këtu?”, thotë Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat