Yllka Gashi në një listë me Nicole Kidman e Lady Gaga

Mediale Vip

Yllka Gashi në një listë me Nicole Kidman e Lady Gaga

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:31
Lady Gaga, Yllka Gashi dhe Nicole Kidman

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po ‘korrin’ suksese jo vetëm brenda trojeve shqiptare.

Pas sukseseve të shumta të filmit ‘Zgjoi’, radha i ka ardhuar aktores së filmit, Yllka Gashi.

Shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ‘Oscars’, ‘Variety’,  ka përfshirë aktoren Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të jenë pjesë në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA).

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktorja me postimin e saj në Facebook.

‘Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film’, thuhet në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Mediumi i mirënjohur amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë, paraqet edhe emrin tim për mundësinë e futjes në listën e gjatë të nominimeve për çmimet BAFTA në Britani të Madhe, në mesin e plot aktoreve me renome ndërkombëtare si Nicole Kidman, Frances McDormand, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj.

Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.

Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial!

Me ose pa nominim – sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë – fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti e të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash, ta ndajë skenën me një kast briliant të aktorëve e të jem çdo ditë me një ekip fantastik prapa kamerës si ekipi i filmit tonë! Falemnderit krejtve për këtë përvojë të paharrueshme! 

Zgjoi

#hive

#zgjoi

#HiveFilm

#BAFTA

15 Actresses predicted for #BAFTA longlist

Nicole Kidman

Niamh Algar

Emilia Jones

Jessica Chastain

Yllka Gashi

Lady Gaga

Jodie Comer

Alana Haim

Olivia Colman

Penelope Cruz

Tessa Thompson

Kristen Stewart

Jasmine Batchelor

Frances McDormand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat