Kledi Hysa e thotë hapur: Modelja më e bukur shqiptare është…

Mediale Vip

Kledi Hysa e thotë hapur: Modelja më e bukur shqiptare është…

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:52
Kledi Hysa dhe partnerja e tij

Ish-banori i Big Brother Vip Albania, Kledi Hysa ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për lojën e tij në shtëpi por edhe për jetën e tij personale. I ftuar në një intervistë ai ka treguar disa gjëra të reja për jetën e tij dhe për planet që ka për të ardhmen.

Ajo që bëri përshtypje ishte fakti se ai nuk vendosi të përmendë asgjë për raportin e tij me këngëtaren Sheila Haxhiraj, me të cilën u përfol se ishin në një lidhje, madje ishte vetë modeli që para disa ditësh deklaroi që “është i lidhur”.

Duke folur për punën e tij dhe Shqipërinë, Kledi rrëfeu se ka disa kontrata me kompani te huaja për sa i përket modelingut, photoshooting dhe televizionit. Por shtoi se ka pasur disa oferta për të punuar edhe në Shqipëri.

“Më kanë ardhur disa oferta për disa kanale. Dhe jemi në pritje, duhet të shikoj ku ndihem unë më mirë dhe si mund ta menaxhoj kohën time.”, tha modeli.

Ndërsa kur u pyet se sa xheloz janë ai dhe partnerja e tij nga 1-10, Kledi vendosi të flasë për ish-partneren e tij dhe jo për parteren aktuale.

“2-3 jam xheloz unë. Për partneren që ishta (jam pak konfuz) mund të them 5-6.”, u shpreh ai.

Ndërkohë ai tregoi edhe se kush është modelja më e bukur shqiptare, ku pa hezitim tha emrin e modeles Adrola Dushit: “Modelja më e bukur shqiptare është Adrola Dushi absolutisht”.

Image
Adrola Dushi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat