Iliri apo Donaldi? ‘Sondazhi’ nxjerr fituesin

Mediale Vip

Iliri apo Donaldi? ‘Sondazhi’ nxjerr fituesin

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:26
Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri

Të dy janë bërë pjesë e Big Brother Vip që nga dita e parë, me 5 tetor 2020.

Kanë kaluar tre muaj nga dita e nisjes së këtij spektakli dhe dy nga banorët që kanë spikatur më shumë janë Iliri dhe Donaldi.

Të dy, kanë qenë vazhdimisht të preferuarit e publikut sipas televotimeve e gjithashtu edhe të preferuarit e banorëve brenda shtëpisë.

Vazhdimisht nëpër rrjete sociale po bëhen sondazhe mes Ilirit dhe Donaldit, ku me një diferencë të vogël, Iliri del të jetë më i pëlqyer.

Së fundmi, Olti Curri në Instagramin e tij ka bërë një sondazh se kush duhet të dal nga Big Brother mes Ilirit dhe Donaldit dhe rezultatet ishin 27 mijë vota për Ilirin që të dalë dhe 30 mijë për Donaldin.

Se cili do të fitojë këtë Big Brother na mbetet të shohim në finalen e madhe që do të mbahet me 18 shkurt.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat