Alessandra Ambrosio pozon me të bijën dhe ngjashmëria mes tyre i fiksoi të gjithë

Mediale Vip

Alessandra Ambrosio pozon me të bijën dhe ngjashmëria mes tyre i fiksoi të gjithë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:50
Alessandra Ambrosio

Alessandra Ambrosio dhe vajza e saj 13-vjeçare Anja së fundmi pozuan së bashku me bikini. Ato publikuan një foto të shkrepur gjatë pushimeve në Ilha Da Magia, Brazil.

“Sirena ime e vogël,” e mbishkroi supermodelja 40-vjeçare postimin në Instagram të shoqëruar me emoji.

Ajo që u ra në sy të gjithëve ishte ngjashmëria e madhe e Ambrosio-s me të bijën

"Uau, jeni motra?" –shkroi një përdorues.

Vajza e ish-engjëllit të Victoria's Secret nuk është e panjohur në fushën e modelingut; në nëntor 2020, ajo pozoi me mamanë e saj në një fushatë për linjën Gal Floripa.

Dhe mos u habitni nëse ky është vetëm fillimi i karrierës së Anjas.

“Dua që fëmijët e mi të bëjnë atë që duan, dhe nëse ajo është modelimi, atëherë unë do të jem aty në çdo hap për t'i mbështetur ata,” tha Alessandra Ambrosio për Harper’s Bazaar në vitin 2018.

Me ç’duket deri tani, Anja do të ndjekë hapat e së ëmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat