Takimi më i keq i “Për’puthen? Florjana kërkon mostransmetimin e bisedës

Mediale Vip

Takimi më i keq i “Për’puthen? Florjana kërkon mostransmetimin e bisedës

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:07
Bruno dhe Florjana

Këtë pasdite, në emisionin e rradhës së “Për’puthen” u diskutua takimi i Brunos dhe Florjanës, takim ky, që ishte i pari midis tyre.

Edhe pse Florjana e ka shprehur hapur pëlqimin që ka patur nga ekrani për konkurrentin, duket se takimi i tyre nuk shkoi sipas pritshmërive të menduara.

Konkurrentja u tregua e ashpër dhe distante me komentet në takim, gjë e pranoi dhe vetë në studio.

Ajo vetë refuzoi të fliste për të shkuarën, ndërkohë që pyeste Brunon për lidhjen e tij më të gjatë.

Bruno: Pse je e stepur para kamerave?

Florjana: Nuk jam mësuar akoma. Ose kur dua të flas, flasin të gjithë dhe them mirë.

Konkurrenti e pyet nëse do të dijë diçka nga ai, duke vënë në dukje se takimi nuk po shkonte mirë.

Bruno: Ke ndonjë kureshtje për mua?

Florjana: Jo, kështu nuk vazhdohet… (dhe më pas kërkon që pjesa të mos transmetohet)

Bruno me ironi e quajti montazhiere dhe e pyeti se çfarë e mundonte.

“Ideja është ti të më ndihmosh”- tha Florjana, që po ndihej në siklet, ndërsa Brunon e acaroi më shumë shprehja që ajo përsëriste vazhdimisht, duke e quajtur “mor shok”.

Ndërkohë që u vu re durimi i paparashikuar i Brunos, ajo i kërkoi falje konkurrentit dhe tha se në një takim të dytë do të rregullojë gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat