Vdes regjisori Peter Bogdanovich

Mediale Vip

Vdes regjisori Peter Bogdanovich

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:08
Peter Bogdanovich

Regjisori Peter Bogdanovich, realizues i filmave si “Paper Moon” dhe “Last Picture Show” ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij ndërkaq lajmin e ka konfirmuar mediumi amerikan, Deadline.

Bogdanovich pati një karrierë aktrimi që zgjatej plot 60 dekada, si dhe e kishte një rol edhe në hit-serinë The Sopranos, ku e luante rolin e terapistit të Dr. Melfit, Dr. Elliot Kupferberg-ut.

Mirëpo arritjet e tij më të mëdha ishin prapa kamerës, sidomos me filmin e tij të dytë, “The Last Picture Show” që ia solli dy nominime Oskar, për Regjisorin më të Mirë dhe për Skenarin më të Mirë të Adaptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat