Pas ndarjes, Shawn Mendes dhe Camila Cabello fotografohen bashkë

Mediale Vip

Pas ndarjes, Shawn Mendes dhe Camila Cabello fotografohen bashkë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:57
Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn Mendes dhe Camila Cabello mund të jenë ndarë, por kanë një aryse të madhe për t’u ribashkuar herë pas here. Ata u panë në Miami të enjten duke shëtitur së bashku me qenin e tyre të përbashkët.

Në fotot e siguruara nga TMZ, treshja shihej duke ecur nëpër park. Mendes kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza për xhiron, ndërsa Cabello kishte veshur një fustan me lule me flokët që i binin pas shpatullave.

Yjet e pop-it i dhanë fund lidhjes në nëntor 2021, duke publikuar një deklaratë të përbashkët në të dyja faqet e tyre në Instagram.

"Hej djema, ne kemi vendosur t'i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë," thuhej në deklaratë. “Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara. Camila dhe Shawn.”

Dhe me sa duket, marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë shumë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat