Pas Rudinës gazmore, fshihen kujtime që e prekin herë pas here

Mediale Vip

Pas Rudinës gazmore, fshihen kujtime që e prekin herë pas here

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:56
Rudina Dembacaj

Herë pas here Rudina Dembacaj i kthehet kujtimeve të vjetra me babain e saj të ndjerë. Edhe pse në rrjetet sociale ka zgjedhur të ndajë gjithmonë vetëm momente gazmore, malli për të atin e ka trazuar shpeshherë.

Dhe në të tilla momente ka ndarë gjithmonë një kujtim apo dedikim për të.

Së fundmi ajo ka ripublikuar një foto të 7 viteve më parë ku shfaqet mjaft e qeshur krah të atit dhe ka shtuar se i mungon.

Rudina ka pohuar se ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë me të atin e se humbja e tij ka qenë një nga momentet më të vështira.

Ajo është shprehur më herët se i mungon i ati në çdo frymëmarrje.

Image
Fotoja e publikuar nga Rudina
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat