Pasi Meridiani la shtëpinë e BBV, Donaldi ‘shpërtheu’ në lot, zbardhet arsyeja

Mediale Vip

Pasi Meridiani la shtëpinë e BBV, Donaldi ‘shpërtheu’ në lot, zbardhet arsyeja

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:34
Meridiani dhe Donaldi

Meridiani është banori i radhës, i cili është eliminuari nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ai ishte në nominim bashkë me Ilirin dhe Donaldin, ndërsa ky i fundit shpërtheu në lot kur Meridiani u largua.

Opinionisti, Arber Hajdari tha se nuk i kuptonte lotët e Donaldit, pasi ai donte që ta nxirrte nga shtepia.

“Lotët nuk i kuptova por që donte ta nxirrte nga shtëpia donte ta nxirrte, prandaj futi veten dhe Ilirin. Lotët e fundit, unë kam cik rezerva”, tha Arbër Hajdari.

Meridian Ramçaj ishte pjesë e spektaklit prej disa javësh ndërkohë që dhuroi momente të shumta brenda, emocione e po ashtu edhe shumë rrëfime nga karriera e jeta personale.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat