Arbana për luftën mes prezantuesve: Kam 20 vjet që i dëgjoj këto biseda nëpër Top Channel

Mediale Vip

Arbana për luftën mes prezantuesve: Kam 20 vjet që i dëgjoj këto biseda nëpër Top Channel

Më: 8 janar 2022 Në ora: 07:27
Arbana Osmani

Realizimi i programacionit të Top Channel brenda shtëpisë së Big Brother Vip në kuadrin e një lojë ka sjellë shumë diskutime mes banorëve.

Ata kanë diskutuar se cili prej tyre të realizojë emisionet e ndryshme.

Mes të qeshurash, kur diskutimet kanë vazhduar edhe live në prime, Arbana ka thënë se këto biseda e kanë shoqëruar në 20 vite në televizion dhe se nuk do donte t’i dëgjonte edhe në shtëpinë e Big Brother.

Moderatorja ka sqaruar se këto hatërmbetje janë edhe në të vërtetë duke shtuar se nuk dëshiron t’i dëgjojë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat