Einxhel i kthehet banorëve të rinj: Do ju nominoj se rrini me Ilirin

Mediale Vip

Einxhel i kthehet banorëve të rinj: Do ju nominoj se rrini me Ilirin

Më: 8 janar 2022 Në ora: 14:23
Einxhel Shkira

Nominimi i Dj Dagz duket se e ka irrituar jo pak Einxhel, e cila fill pas spektaklit të djeshëm ka nisur perplasjet me banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Në një moment ajo i është drejtuar konkurrentëve të rinj në lojë, Arbrit dhe Dritanit se do t’i nominojë ata sepse rrinë me Ilirin.

Ajo ka vazhduar dhe ka thënë se ata e kanë nominuar sepse ajo nuk i mirëpriti sapo erdhën.

Pas këtyre bisedave, Iliri ka mbajtur një qëndrim neutral, duke mos i dhënë shumë rëndësi fjalëve të Einxhel. Kjo e fundit i tregoi Dagz se pasi e panë që u morr me të, e nominuan të gjithë.

Në një bisedë më vonë me Donaldin ajo i tha se mund të shpëtonte Dagz nga nominimi dhe të fuste në të Arjolën, për të pasur një nominim të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat