The Weeknd po na vërteton se mes tij dhe Angelina Jolie-s ka nisur një histori dashurie

Mediale Vip

The Weeknd po na vërteton se mes tij dhe Angelina Jolie-s ka nisur një histori dashurie

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:27
The Weeknd, Angelina Jolie

Këngëtari i njohur The Weeknd dhe aktorja Angelina Jolie pre disa javësh po përfliten për një lidhje të mundshme dashurie.

Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa kanë darkuar apo shëtitur në vende të njëjta.

Së fundmi, duket se të gjitha këto ‘thashetheme’, The Weeknd po i konfirmon në publikimin e albumit të tij të ri.

Në një këngë të quajtur “Here We Go… Again” ai këndon: “Vajza ime e re, ajo është një yll filmi” (“My new girl, she’s a movie star”)

Më pas duket se i referohet kohës që ka kaluar me të kur The Weeknd këndon :

“I loved her right, make her scream like Neve Campbell.

“But I make her laugh, swear it cures my depressing thoughts.

“I told myself that I’d never fall, but here ëe go again.”

(“Unë e doja atë, e bëja të bërtasë si Neve Campbell.

“Por e bëj atë të qeshë, ajo i shëron mendimet e mia dëshpëruese.

“I thashë vetes se nuk do të bieja më kurrë (në dashuri), por ja ku po ndodh përsëri.”)

Në një këngë tjetër në albumin e ri me 16 këngë, 31 vjeçari duket se flet për ndarjen e aktores 46 vjeçare nga Brad Pitt në shtator 2016, duke theksuar se ka shumë vite single.

Të gjitha këto thashetheme sa i përket lidhjes së tyre kanë filluar ditën kur ata u fotografuan nga paparacët gjatë verës së kaluar teksa po shijonin një darkë romantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat