Policia ndërhyn në lokalin ku këndonte Labi: Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr

Mediale Vip

Policia ndërhyn në lokalin ku këndonte Labi: Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr

Më: 10 janar 2022 Në ora: 07:52
Labinot Tahiri

Ish deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka hasur në policinë derisa po këndonte në një lokal.

Policisë iu desh të intervenonte derisa këngëtari ishte duke kënduar.

E gjithë kjo pasi lokali nuk ishte duke respektuar masat antiCOVID.

Këngëtari kërkoi nga policia që të vazhdonte këndimin edhe për 10 minuta dhe do të përfundonte mbrëmja.

Gjithashtu për një moment ai i kërkoi policisë që mos t’ia drejtonte baterinë në fytyrë.

‘Mos ma drejto baterinë se s’jam qorr, e dini ju kam rrespekt për juve’, ka thënë këngëtari.

Kjo video është shpërndarë nga klientë të cilët ishin duke u argëtuar me muzikën e këngëtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat