“Ndarjen me Borën unë e vuajta, ndërsa nuk ishte e njëjta gjë nga ajo”, Donald Veshaj hap zemrën

Mediale Vip

“Ndarjen me Borën unë e vuajta, ndërsa nuk ishte e njëjta gjë nga ajo”, Donald Veshaj hap zemrën

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:13
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Marrëdhënia e Donald Veshajt me moderatoren e njohur të ‘Top Channel’, Bora Zemanin është një ndër më të komentuarat në mediat rozë, sidomos pasi aktori i humorit u bë pjesë e reality show-t ‘Big Brother VIP’.

Së fundmi Donaldi teksa bisedon me moderatoren Egzona Rafuna ka folur për ndarjen nga moderatorja duke rrëfyer se e ka vuajtur shumë. Nga ana tjetër Donaldi na ka treguar se nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Borën, gjë që le të nënkuptohet se kjo e fundit nuk e ka vuajtur ndarjen nga aktori.

“Ndarjen e kam vuajtur shumë, ndërkohë nga të tjerët nuk ishte e njëjta gjë” - tha Donald Veshaj.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat