Parashuta i kujtoi ditëlindjen e Bora Zemanit, reagon nëna e Beatrix

Mediale Vip

Parashuta i kujtoi ditëlindjen e Bora Zemanit, reagon nëna e Beatrix

Më: 10 janar 2022 Në ora: 11:45
Beatrix dhe Donald

Dita e djeshme ishte sërish për parashutat me mesazhe për banorët e “Big Brother VIP”. Në qiell u shfaqën tre të tilla, njëra prej të cilave i kujtonte Donald Veshajt ditëlindjen e ish-partneres, Bora Zemani. Kjo nuk ishte një situatë e këndshme për Beatrix Ramosajn, e cila është lidhur me aktorin e humorit brenda në shtëpinë e BB VIP.

Në një farë mënyre Donaldi u ndje i detyruar që t’i sqaronte Beatrix se çfarë kuptimi kishte data “9 janar”. Këngëtarja e njohur shfaqi mirëkuptim të plotë, duke i thënë se është një histori e jetës së tij.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe e ëma e saj, Antigone Ramosaj duke publikuar një video të montuar nga fansat e Beatrixës, krahas së cilës shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”.

“Gjithmonë falini armiqtë, asgjë nuk i mërzit më shumë…Trixa dhe fansat e Trixës ju dua”, ka shkruar nëna e Trixës.

Kujtojmë se edhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, ka vendosur që për herë të parë të reagojë në lidhje me këtë temë. Sigurisht që ai i del në mbrojtje të motrës dhe shprehet se “Beatrix jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat