Mevlani përlotet në studio, pas gafës së Borës! Të tjerët qeshën me të madhe, por ai jo!

Mediale Vip

Mevlani përlotet në studio, pas gafës së Borës! Të tjerët qeshën me të madhe, por ai jo!

Më: 11 janar 2022 Në ora: 21:44
Mevlani

Rrushja ka zgjedhur Mevlanin për këtë javë në “Për’puthen”. Takimi i tyre nisi në mënyrë të pazakontë, me një shaka të pazakontë, e po ashtu u mbyll.

Para se të niste takimi, Mevlani i kishte bërë një rreng konkurrentes. Ai i tha se nuk mund të shkonte, ndërsa Rrushja u revoltua shumë keq dhe i kërkonte produksionit që të mos transmetonte asgjë, pasi Mevlani nuk u shfaq në takim.

Megjithatë, pas rrengut, ndonëse pati shumë debate në studio, u duk se takimi shkoi mirë e mes tyre pati biseda interesante.

Megjithatë, në fund Rrushja e pyeti nëse Mevlani mund t’i bënte edhe asaj një këngë, ashtu si Ledjanës vitin e kaluar, që shkaktoi shumë reagime.

Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës. Ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura.

Megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë. Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot. “Mos na hapni plagë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat