Arjola, takim emocionues të ëmën: Më fal për çdo lot që ke derdhur për fajin tim!

Mediale Vip

Arjola, takim emocionues të ëmën: Më fal për çdo lot që ke derdhur për fajin tim!

Më: 12 janar 2022 Në ora: 00:16
Arjola me nenen e saj

Pasi rrëfeu pjesën më të vështirë të jetës së saj lidhur me tradhtinë e burrit, kërkesën për azil në Suedi dhe tentativën për vetëvrasje, aktorja Arjola Demiri pati një takim emocionues me të ëmën.

Arjola i kërkoi ndjesë nënës për çdo  lot që ka derdhur për fajin e saj, ndërsa e ëma u shpreh krenare për të bijën.  Ndërsa Arjola vijonte ta falenderonte për sakrificat, nëna i tregoi se në një dorë ka fëmijët që e mbështesin ndërsa në tjetrën ka prindërit që i tregojnë pranë çdo moment.

Biseda

Nëna: Mos qaj, pse qani ju yjet e Arbanës. Ylli nuk qan vetëm shndrit.

Arjola: Të dua shumë. Kam pasur shumë kohë të mendoj, të reflektoj, se ndoshta këto 6 vjet…E di që të kam mërzitur, të kam stresuar. E di që e gjitha forca dhe kjo që jam sot është falë teje, vetëm falë teje. Të kërkoj falje, të ma bësh hallall për çdo lot që ke derdhur për fajin tim, për çdo mërzi që e ke marrë për fajin tim. Nuk e kam bërë me dëshirë.

Nëna: Nuk ka qenë faji jot. Jeta i ka këto.

Arjola: Ti e di që je njeriu më i rëndësishëm i jetës sime.

Nëna: Unë të dua dhe të adhuroj pa masë. Në çdo moment më ke bërë të ndihem krenare, të ndihem me krahë. Je adhurimi im, je forca ime. Shumë femra do të donin të ishin sikur ti, shumë nëna do të donin të kishin një fëmijë sikur e kam unë. Ti je një nënë heroinë.

Arjola: Kam pasur nevojë. Këtë vit doja ta sillja tek Dua të të bëj të lumtur se ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Por kur e ke përjetuar historinë e saj dhe e di që ka luftuar fort për mua, pavarësisht mentalitetit dhe kushteve ka dalë përtej çdo gjëje për të më bërë kjo që jam.

Nëna: Në dorën tënde të djathtë, fëmijët kanë thënë ti nuk humb kurrë se na ke ne. Kurse në të majtën na ke neve prindërit e tu, që do të jemi gjithmonë pranë teje e fëmijëve të tu. Fshiji lotët./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat