Kjo është banorja të cilën Anita Haradinaj po e mbështet në Big Brother VIP

Mediale Vip

Kjo është banorja të cilën Anita Haradinaj po e mbështet në Big Brother VIP

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:56
Anita Haradinaj

Edhe Anita Haradinaj duket të jetë fanse e formatit Big Brother VIP Albania.

Bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës ka treguar hapur simpatinë që ka për njërën nga banoret brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për Einxhel Shkira, banorja e cila mbrëmë u eleminua por u kthye sërish në shtëpi, pasi në studio hapi biletën që kishte dhe ishte ajo e kthimit.

Në një Story në Instagram, Anita ka publikuar një fotografi nga momenti kur Einxhel takon Arbana Osmanin në studio, derisa e thotë me siguri se Einxhel do të kthehet sërish.

“Prit Dagz se ka me u kthy”, shkruan Anita.

Image
Postimi i saj

Ndryshe, Dagz dhe Einxhel ka një javë që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat