Stresi reagon pas lirimit nga burgu: Nuk u mërzita, u kënaqa

Mediale Vip

Stresi reagon pas lirimit nga burgu: Nuk u mërzita, u kënaqa

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:43
Stresi

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte në mesin e 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.

 Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.“, shprehet reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat