DJ shqiptar u nda nga jeta në moshë 27-vjeçare, shoku tregon bisedën e fundit: Nuk ndihej mirë me shëndet

Mediale Vip

DJ shqiptar u nda nga jeta në moshë 27-vjeçare, shoku tregon bisedën e fundit: Nuk ndihej mirë me shëndet

Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:03
Erin Godanci

Tre ditë më parë, u nda nga jeta në moshë të re DJ nga Prishtina, Erin Godanci. Dyshohet se ai ndërroi jetë  si një pasojë e ataku kardiak. 27-vjeçari ishte ndër DJ më të njohur në kryeqytet, ndërsa ka përformuar në shumë lokale të njohura në Prishtinë.

Në një lidhje me Skype në “ABC e Mëngjesit”, shoku i ngushtë i tij, Ardian Berisha, ka treguar se Erini ishte një djalë shumë i mirë dhe askush nuk fliste keq për të.

“Askush në qytet nuk e kam parë të thotë që ka pasur një hidhërim apo të grindej me Erinin. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm dhe sinqerisht për ne ka qenë një humbje shumë e madhe, për komunitetin artistik të Prishtinës”.

Më tej, ai ka zbuluar edhe bisedën e fundit me DJ e ndjerë, i cili kishte anulluar një koncert për shkak se nuk ndihej mirë.

“Gjatë ditës i ka thënë një shoku që punon si menaxher që ka ethe dhe temperaturë, ka një lodhje. Edhe duhet ta gjejnë një zëvendësues që e kishte të pamundur të shkonte. Ne ishim në darkë bashkë me shoqnin atë natë dhe rreth orës 7:30 kur e kemi marr atë lajm ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat