Bashkëshortja e Ilirit zbulon dy emrat e banorëve të BB VIP më pak të preferuar

Mediale Vip

Bashkëshortja e Ilirit zbulon dy emrat e banorëve të BB VIP më pak të preferuar

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:24
iliri dhe Emanuela Morini

Emanuela Morini është bashkëshortja e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, i cili prej disa muajsh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar herë pas here se e mbështet të shoqin në këtë rrugëtim, madje ishte ajo që i bëri videomesazhin që të qëndronte në shtëpi edhe pse finalja e madhe u shty për më 18 shkurt.

Mbrëmjen e djeshme, Emanuela ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për eksperiencën e Ilirit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në përfundim të intervistës, Morinit iu kërkua që të ‘nominonte’ dy banorë dhe të jepte arsye.

Morini përmendi emrin e Beniadës dhe të Eltonit, i cili ka pasur shumë përplasje me Ilirin për shkak të një audicioni të 11 viteve më parë. Të dy, së bashku me Arbërin janë në nominim.

“Beniada, është një njeri që nuk mban shumë qëndrime, nuk pozicionohet. Luan shumë me Ilirin, por megjithatë e nominon. Eltoni. Ata njihen me Ilirin. Nëse do ta kishte ditur që ka probleme, duhet t’ia thoshte që në fillim”, tha Emanuela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat