Arbana pyet Donaldin në sy të gjithëve për ndjenjat e tij ndaj Beatrix, ja si përgjigjet aktori

Mediale Vip

Arbana pyet Donaldin në sy të gjithëve për ndjenjat e tij ndaj Beatrix, ja si përgjigjet aktori

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:19
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Mbrëmjen e sotme u diskutua ajo çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrixit brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërsa për një moment duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund për shkak të debateve, duket se arrijnë t’i sheshojnë problemet dhe të vazhdojnë përsëri bashkë.

Kjo u diskutua dhe me banorët, një pjesë e të cilëve dhanë dhe mendimin e tyre.

Një pyetje të drejtpërdrejtë pati dhe Arbana drejtuar Donaldit nëse kanë ndryshuar ndjenjat e tij ndaj Trixës.

 Ai tha: “Jo. Thjesht kam gjendjet e mia. Kam momentet e mia. Ndoshta Trixa ka të drejtë për një vëmendje më shumë por kam qenë i tërhequr për problemet e mia dhe presioni nuk ka qenë i thjeshtë. Kjo ka qenë arsyeja që kam qenë pak më i tërhequr. Unë e shikoj si normale. “, tha Donaldi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat