Elgit Doda hyn në shtëpinë e Big Brother Vip me një surprizë të madhe për Monikën

Mediale Vip

Elgit Doda hyn në shtëpinë e Big Brother Vip me një surprizë të madhe për Monikën

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:51
Elgit Doda, Donald Veshaj dhe Monika Lubonja

Një surprizë për Donaldin në shtëpinë e Big Brother VIP. Artisti i njohur, Elgit Doda e ka surprizuar aktorin, me të cilin kanë një bashkëpunim.

Pritej që të këndonte bashkëpunimin që e kanë realizuar, por në fakt, Elgit Doda interpretoi këngën “Ku je” ndërsa Donaldi puthte e përqafonte Beatrix.

Nga ana tjetër i dha një mesazh Donaldit duke thënë: “Kjo është Big Brother, kjo është loja. Vazhdo kështu”.

Nuk mbaroi me kaq. Elgit Doda dhe Romeo kanë realizuar një projekt që e kanë titulluar “Piloti i zemrës”.

“I kemi përgatitur Monikës diçka shumë të bukur, por Monika nuk ka lekët”, tha Doda. I kam i kam, sa të dal do i paguaj”, iu përgjigj Monika dhe më pas të gjithë shijuan këngën.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat