Ardit Çuni zbulon kush duhet dhe kush nuk duhet ta fitojë

Mediale Vip

Ardit Çuni zbulon kush duhet dhe kush nuk duhet ta fitojë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 08:02
Ardit Çuni

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka qenë së fundmi i ftuar në “Prive” për intervistën pikante “60 sekonda”.

Gjatë kësaj interviste, Arditi, i cili ka qenë edhe banorë i shtëpisë së “Big Brother” nuk u ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me këtë reality show.

Ish-banori zbuloi edhe emrat e personave më fake brenda shtëpisë dhe për më tepër ai ka një emër se kush duhet ta fitojë dhe kush nuk duhet ta fitojë.

Sipas këngëtarit të njohur, personazhet më fake janë Einxhel Shkira dhe Meridian Ramçaj. Arditi gjithashtu tregoi se Ilri meriton ta fitojë dhe se Einxhel kurrsesi nuk duhet ta fitojë.

Ndërkohë miqtë më të mirë që ka bërë janë: Iliri, Arjola, Monika, Paloma dhe sigurisht bukuroshja Beniada me të cilën ka dhe plane të tjera.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat