U dënuan për papastërti/ Shpërthen sherri mes banorëve, Beniada: Do ju pastroj dhe s*mën unë juve tani

Mediale Vip

U dënuan për papastërti/ Shpërthen sherri mes banorëve, Beniada: Do ju pastroj dhe s*mën unë juve tani

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:59
Iliri dhe Beniada

“Vëllai i Madh” ka dënuar një ditë më parë të gjithë banorët, pasi mungon higjiena brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Prej ditësh janë vënë re probleme me higjienën dhe parregullsi në shtëpinë e më të famshme në Shqipëri. Konsumimi i ushqimeve vend e pavend, shpërdorimi i tyre dhe mungesa e sistemimit është kthyer në problem serioz. Të gjitha rrobat sendet e valixhet janë hedhur ngado në shtëpi banjë e lavanteri. Duke parë situatën Vëllai i madh ka vendosur, që rrobat e palara do të lahen të gjitha vetëm me dorë.

Kuzhina do të pastrohet pas konsumimit të çdo vakti, tavolina e verandës do pastrohet para se të shkoni për të fjetur, nëse nuk zbatoni këto urdhra vëllai i madh do ju penalizojë”, thuhet në zarf.

Por vendimi i zarfit i lexuar nga Donaldi, ka bërë që në shtëpi të shpërthejnë debatet mes banorëve. Në Sherr janë përfshirë të gjithë, si Donaldi me Einxhel, Monika me Arbrin e të tjerë.

Një nga debatet e forta ishte ai midis Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit.

Pjesë nga debati:

Iliri: Unë si person kur shikoj dikë që konsumon aty, atje dhe i them shko ngrije pjatën dhe të mos ta marri për ofendim fare.

Beniada: Nuk mund të flasësh në përgjithësi që në vajzat jemi passive sepse unë nuk jam fare pasive.

Beatrix: Nuk kam në olan të bëhem pastruese duke bërë përditë të njëjtën gjë, o do ti bëjmë të gjithë tamam ose…

Iliri: Trix, çohuni përditë në mëngjes dhe bëni punët e shtëpisë, si bëhen punët ne një shtëpi normale. Kjo shtëpi nuk mbahet me minimumin e pastërtisë.

Beniada: Unë gjithmonë kam pastruar kuzhinën vetëm këtë javë se kam pastruar se nuk kam qenë në terezi. Çfarë do ju pastroj edhe s*mën unë juve tani, ec mor Ilir se gatove ti edhe bëre të gjitha gjërat. Mos na thuaj më pasive se unë nuk jam fare pasive në pastrim.

Iliri: Ule atë gjënë që the se e ngrite shumë përpjetë se tregon që je e paedukatë, me atë gjuhë mua mos më fol.

Beniada: Unë nuk jam pasive e di shumë mirë dhe të lutem mos ma thuaj më.

Iliri: Të lutëm duhet të ishte fjala e parë që duhej të thoje. Mos u hidh përpjetë se nuk të shkon. Zgjohuni në mëngjes herët dhe bëni punët e shtëpisë. Mbani shtëpinë, si bëhen punët në një shtëpi normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat