Gjuha seksiste në Big Brother VIP, Arbana Osmani e kritikon këta dy banorë

Mediale Vip

Gjuha seksiste në Big Brother VIP, Arbana Osmani e kritikon këta dy banorë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, pasi një zarf erdhi në shtëpi për shkak të papastërtisë aty brenda.

Derisa po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, Donaldi i thotë Einxhel Shkirës se ajo është vajzë dhe se duhet ajo t’i bëjë punët.

Einxhel i kthehet duke i thënë se aty brenda janë të gjithë njësoj dhe se duhet t’i bëjnë bashkarisht.

Me të filluar spektakli sonte, Arbana Osmani ka kritikuar ashpër Donaldin për gjuhën seksiste që ka përcdorur mbrëmë në atë debat.

Mirëpo këtë nuk e mendoi vetëm Donaldi, për gjuhën seksiste u kritikua edhe Iliri. 

Madje, edhe opinionistja Balina Bodinaku i tha se kjo gjë nuk duhet të ndodhë asnjëherë, të përdoret ajo gjuhë a ty brenda, pasi aty janë njësoj të gjithë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat