'Bëje be se do dalësh pas Dagzit, pse je akoma këtu?' Einxhel e le pa fjalë Beatriksën

Mediale Vip

'Bëje be se do dalësh pas Dagzit, pse je akoma këtu?' Einxhel e le pa fjalë Beatriksën

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:15
Einxhel, Beniada dhe Beatrix

Pas eleminimit të Xheisarës, në nominim shkuan Dj Dagz dhe Einxhel; i eleminuari i dytë ishte Dj Dagz. Menjëherë pas eleminimit të tij reagoi Dj Pm, ish banori i Big Brother Vip dhe shok i ngushtë, përmes një postimi në InstaStory.

Dj Pm reagoi me një foto të të dyve të përqafuar në të cilën kishte shkruar: proud with you bro, tash osht koha. I love you bro, deri n’vdekje”. Dj Pm mezi po e priste daljen e Dj Dagz, pasi sic tha para disa javësh nga studio e Big Brother, “kemi shumë punë që na presin”.

Por cfarë vazhdoi pas mbylljes së spektaklit live, ishte një Einxhel që nuk pushonte dot së qari për daljen e Dj Dagz. Beniada i qëndroi gjatë gjithë kohës afër duke u munduar ta qetësonte. Einxhel u shpreh se është shumë e mërzitur me Trixën dhe Donaldin që nuk e shpëtuan, ata ishin shokët e tij.

Edhe Trixa u afrua te Einxhel në oborr, por fjalët e saj e stopuan menjëherë. “Ti ishe ajo që the se do dal po doli Dagz”? i tha Einxhel, Trixës. “O jeta, po ti e di sa e dua Dagzin…”, “Ik, në qoftë se nuk do të dëgjosh ndonjë gjë që nuk nuk do të pëlqejë”, ia preu Einxhel.

“Pasha kryt e mamit, mos e merr kështu vazhdoi Trixa. “Si do ti që ta marr, e kryet detyrën me larjen e ndërgjegjes për sonte? Bravo ju qoftë”, ishin fjalët e Einxhel e cila nuk pushonte së qari.

Fotografia flet sa njëmijë fjalë. Eixhel i ka kthyer kurrizin dhe nuk do as ta shikojë në sy Trixën. Nga ana tjetër Trixa ngeli si e ngrirë dhe nuk dinte cfarë të thoshte për të justifikuar veten në sytë e Einxhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat